Hoxhaj kërkon nga Gjermania vazhdimin e përkrahjes së fuqishme për proceset integruese të Kosovës
Pas takimit, ministri Hoxhaj ka thënë se Erler është një mik dhe mbështetës shumë i madh i Ballkanit dhe i Kosovës, i cili në vazhdimësi e ka mbështetur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në Kosovë.
Ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se e ka informuar z. Erler për zhvillimet në Kosovë, duke filluar që nga puna që po bëhet për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, konsolidimin e shtetësisë, situatën në veri të vendit, për dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për agjendën evropiane.
E falënderova për mbështetjen e fuqishme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para pavarësisë dhe pas pavarësisë, pra për një mbështetje të madhe që ka ndodhur me dekada të tëra dhe i kërkova mbështetje sidomos për procesin e liberalizmit të vizave dhe në rrugën e mëtejshme integruese të Kosovës, deklaroi Ministri Hoxhaj.
Në anën tjetër, nënkryetar i Grupit Parlamentar të SPD-së në Bundestagun gjerman, Gernot Erler, tha se Gjermania do të mbështesë Kosovën jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në shumë aspekte të tjera.
Erler ka thënë se Gjermania është shumë e përkushtuar për të përkrahur Republikën e Kosovës duke theksuar se Gjermania është një partner i madh i Kosovës.
Ai deklaroi po ashtu se e ka kuptuar shumë mirë se çfarë roli luan procesi i liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe atmosferën këtu.
Ne e kuptojmë plotësisht frustrimin që në Kosovë ende nuk ka ardhur udhërrëfyesi. Ky proces është vonuar, është koha e fundit që të kemi hapa konkret dhe ne besojmë që brenda një kohe të shkurtër do të ndodhë ky proces, tha Erler.






Stay Connected with MFA