Ministri Hoxhaj telegram urimi Ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius

Prishtinë, 18 maj 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi z. Laurent Fabius, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës.

Ministri Hoxhaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj dhe në emrin e tij personal, i ka adresuar Ministrit Fabius urimet dhe dëshirat më të mira për sukses në këtë funksion të ri.

Hoxhaj ka thënë se Franca ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare duke u shprehur plotësisht i bindur se nën udhëheqjen e z. Fabius, parimet dhe vlerat universale gjithmonë do të mbështeten dhe të promovohen ashtu si dhe paqja dhe miqësia ndërmjet popujve.

“Kosova është shumë mirënjohëse për angazhimin e Francës në favor të lirisë, konsolidimin e pavarësisë dhe thellimin e demokracisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Unë jam i bindur se Franca do të vazhdojë angazhimin e saj përballë Kosovës në rrugën e integrimit të saj në aleancën atlantike dhe në Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër të tjera në telegram Ministri Hoxhaj, duke shprehur gatishmërinë e plotë për të punuar me Ministrin Fabius për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë