Rexhep Boja emërohet ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar emërimin e Rexhep Boja ambasador rezident të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Shkarko me rezolucion më të madh

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pikat 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7, pikat 1, 2 dhe 6 të Ligjit nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar me nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe me qëllim të forcimit të marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë në Kosovë

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.më shumë

Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me selinë e saj në Prizren

24.05.2013

Prishtinë, 24 maj 2013 – Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i jap Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, një objekt me vlera historike në qytetin e Prizrenit. më shumë