Rexhep Boja emërohet ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar emërimin e Rexhep Boja ambasador rezident të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Shkarko me rezolucion më të madh

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pikat 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7, pikat 1, 2 dhe 6 të Ligjit nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar me nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe me qëllim të forcimit të marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë