MPJ përkrah konferencën e akademikëve dhe teologëve dedikuar përvjetorit të Konstantinit të Madh

Prishtinë, 15 maj 2012 - Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahje financiare nga Fondacioni Tony Blair dhe Ambasada e Norvegjisë, organizon një konferencë shkencore mbi fenë dhe politikën në rajon.
Shkarko me rezolucion më të madh

Konferenca do të mbledhë akademikë dhe teologë të njohur botërorë për të diskutuar legatën fetare dhe traditën në Ballkan si dhe impaktin që ka feja në formësimin e diskursit politik në rajon.

Gjatë konferencës dyditore që fillon sot, akademikë dhe mysafirë, përfshi zëvendës myftiun e Indonezisë, Muhyidin Junaidi, përfaqësuesi i shoqatës Shën Exhidio nga Vatikani, profesori Andras Riedlemayer nga Harvard, profesori Ivo Banac nga Yale, profesori Zef Mirdita nga Zagrebi, përfaqësues të tri feve në Kosovë dhe dhjetëra të tjerë nga mbarë bota do të diskutojnë tri tema të ndryshme që ndërlidhën me përvjetorin që po afrohet të Betejës Milviane dhe legalizimit të Krishterimit në Perandorinë Romake nga ana e perandorit me prejardhje ilire Konstantinit të Madh.

Në konferencë marrin pjesë profesorë nga universitetet Yale, Harvard, Boston, Universiteti i Zagrebit, i Kajros, ndërsa konferenca ka mbledhur edhe fytyra të njohura fetare ekumenike nga Kosova, Indonezia, Rumania, Egjipti, SHBA-të, Britania, etj.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë