Ministri Hoxhaj merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

New York, 13 maj 2012 – Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj nesër do të marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohet raporti tremujor për situatën në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit me një fjalim, ku do të paraqes progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Republikën e Kosovës dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë fazë.

Hoxhaj do të njoftojë anëtarët e KS të OKB-së, për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë së Kosovës, progresin e brendshëm institucional, shoqëror e ekonomik, si dhe për forcimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës do të flasë edhe për gjendjen në veri të Republikës së Kosovës, për zhvillimet e fundit dhe për vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, që në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar, të vendosë sundimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit.

Hoxhaj do të raportojë edhe për dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe moszbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, nga pala serbe.

Ministri Hoxhaj, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të paraqesë edhe angazhimin e fuqishëm institucional dhe shoqëror të Kosovës në avancimin sa më të shpejtë në rrugën integruese evropiane.

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë