Selimi: Kosova të përforcojë identitetin e vet në baza multilaterale
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madh
Shkarko me rezolucion më të madhZëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, tha se me takimin e fundit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, Kosova realisht nuk do të ketë më mbikëqyrje të pavarësisë, përveç elementeve që në sektorin e sigurisë dhe drejtësisë, dhe se deri në shtator Kosova duhet të marrë pjesë dhe të përforcojë identitetin e vet jo vetëm në baza bilaterale të njohjeve, por edhe në baza multilaterale.
Selimi ka thënë se ky Grup Punues në nivel ndërqeveritar ka për qëllim që të implementoj marrëveshjen e Brukselit lidhur me përfaqësimin e Kosovës përmes fusnotës. Ky Grup Punues deri tani është takuar tetë herë dhe qëllimi ka qenë që lista e parë e organizatave rajonale që e kemi marrë nga zoti Cooper të implementohet. Kjo listë i ka 27 organizata të ndryshme dhe qëllimi është që sot të bëjmë një koordinim kalendarik për vitin 2012, tha ai.
Zëvendësministri Selimi theksoi se anëtarësimi i Kosovës në të gjitha këto organizata nuk është proces i lehtë duke iu referuar procedurave të aplikimit por edhe gjetjes së buxhetit për anëtarësim si dhe duke pasur parasysh koston financiare.
Tash kemi arritur në një fazë që duhet të konsolidohemi dhe të planifikojmë edhe më tutje për të ardhmen sepse janë dërguar kërkesat në listën prej 27 organizatave, ku është dërguar edhe letra përkrahëse nga z. Cooper. Ne kemi marrë përgjigje pozitive nga 7-8 organizata dhe besoj që deri në fund të javës do të jenë 10 përgjigje pozitive, tha ai.
Selimi po ashtu shtoi se nga ky takim do të duhej të dalë edhe një identifikim i nevojave sa i përket avokimit, lobimit edhe organizatave të tjera eventuale të cilat nuk janë identifikuara deri tani.
Zëvendësministri i Jashtëm bëri të ditur se MPJ e ka ndarë një buxhet për bashkëpunim rajonal dhe se është në kontakt me Qeverinë që ky buxhet të rritet.
Selimi po ashtu ka dhënë sqarime rreth udhëzimit administrativ i cili është lëshuar me 22 prill, ku jepen shpjegime të detajuara rreth mënyrës dhe formës së përfaqësimit të Kosovës në takimet e organizatave rajonale.
Zëvendësministri tha se është me rëndësi që në takime të ndryshme delegacionet e Qeverisë së Kosovës të kenë përfaqësim uniform dhe të përdoret vetëm ajo formë që është aprovuar me marrëveshje.
Në sesionin hyrës të seminarit, një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe Robert Wilton, këshilltar politik në ICO. Wilton tha se Kosova e lirë dhe sovrane duhet që vetë të krijoj suksesin dhe vendin e saj në botë. Sipas tij, marrëveshja në Bruksel është e kotë nëse Kosova nuk i shfrytëzon mundësitë për të pasur vendin që i takon në botë. Brukseli është mjaft i lumtur vetëm me pajtimin, me përshtypjen e pajtimit. Beogradi nuk ju ofron asgjë të lirë, mos prisni asgjë më prej Beogradit dhe Brukselit, Kosova duhet të krijoj vetë suksesin e saj, tha Wilton. Sipas tij, ky sukses varet jo vetëm nga politikanët, diplomatët e lartë, por varet nga puna ditore e zyrtarëve dhe ekspertëve. Wilton ka shprehur besim në suksesin e Kosovës në këtë rrugë, duke inkurajuar për vazhdimin e angazhimit nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
Përfaqësuesit e federatave sportive si dhe zyrtarët e tjerë prezentë në këtë Seminar kanë diskutuar për sfida dhe vështirësitë si dhe për bashkëveprimin me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë dhe të suksesshëm të procedurave për anëtarësim në organizatat dhe mekanizmat e tjerë multilateral.



Stay Connected with MFA