Ambasadori Peci u takua me Kryetaren e Parlamentit të Letonisë

Riga, 8 maj 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, jorezident për Letoni, Lulzim Peci, u prit në një audiencë të veçantë nga Solvita Aboltina, Kryetare e Parlamentit të Republikës së Letonisë.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Kryetarja Aboltina shprehu kënaqësinë e saj që priti Ambasadorin e parë të Kosovës, dhe theksoi se Letonia i jep shumë rëndësi lirisë, pavarësisë dhe sigurisë, që janë vlera evropiane, dhe për këtë arsye e përkrah pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ajo më tutje e siguroi Ambasadorin Peci se Letonia e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe se Prishtina mund të llogarisë në mbështetjen e Rigës.

Kryetarja Aboltina i cilësoi marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Letonisë dhe Kosovës si shumë të mira dhe theksoi se tani është koha që të ndërtohen lidhje më të forta ndërmjet dy vendeve tona, përfshirë edhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërparlamentar.

Ambasadori Lulzim Peci i përcolli Kryetares Aboltina përshëndetjet e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe dëshirën e tij për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

Në vazhdim ai theksoi se agjenda evropiane është prioritare për Kosovën dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Ambasadori Peci theksoi se Kosova ka dëshmuar se është shtet stabil dhe demokraci funksionale multietnike dhe se Kuvendi i Kosovës është shembull për regjionin për sa i përket përfaqësimit gjinor dhe komuniteteve pakicë.

Në fund të takimit, Kryetarja Aboltina i uroi sukses Ambasadorit Peci në misionin e tij.

Ambasadori Peci e siguroi Kryetaren Aboltina se do të bëjë maksimumin brenda kompetencave të tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Letonisë në të gjitha fushat, me ç’rast përkushtim të veçantë do t’i përkushtoj bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve tona mike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë