Doli nga shtypi numri i katërt i periodikut “Kosovo’s New Diplomat”

Prishtinë, 8 maj 2012 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka botuar numrin e katërt të periodikut dymujor, “Kosovo’s New Diplomat”.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.

Në këtë numër të “Kosovo’s New Diplomat” mund të lexoni :
 
-    Të gjithë sytë mbi sportin dhe kulturën e Kosovës,
-    Kolumne e Kryeministrit Hashim Thaçi me titull: “Vonesat e Bashkimit Evropian mund të pengojnë progresin në Ballkan”
-    Pesë pyetje për Ambasadorin Christopher Dell: “SHBA-të dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme”,
-    Prezantimi i botimit të ri me titull “Kosovo Calling”, (Kosova Thërret) i përgatitur nga ekspertë dhe përfaqësues të pesë vendeve të BE-së dhe dy vendeve të rajonit që ende nuk e ka kanë njohur Kosovën,
-    Një reportazh nga 30 liqenet artificiale të Blinajës me titull “Oaza e Gjelbër”.
-    Shkrime për Majlinda Kelmendin në “Londra 2012” dhe sukseset e vazhdueshme të Rita Orës në muzikën botërore,
-    Lajme të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në diplomacinë kosovare, si dhe prezantime të tjera nga fusha ekonomike dhe kulturore në Kosovë.

Buletini dymujor “Kosovo's New Diplomat” është një kanal i ri i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.

Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.

“Kosovo's New Diplomat” është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit “KS TALKS EU” të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit...më shumë