Ministri Hoxhaj i dërgon letër ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, pas arrestimit të shtetasit Haxhi Kastrati
Ky arrestim ka motive krejtësisht politike dhe synon të shkaktojë pasiguri tek qytetarët e Kosovës, të cilët kalojnë transit nëpër këtë shtet fqinj. Ky arrestim arbitrar hyn në vazhdën e arrestimeve të mëhershme që autoritetet e shtetit serb kanë bërë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës vetëm pak muaj pas arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë midis Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në kuadër të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në këtë letër.
Përmes kësaj letre, ministri Hoxhaj i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së që të bëjnë trysni tek autoritetet serbe që të lirojnë menjëherë Haxhi Kastratin dhe të mundësojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Haxhi Kastrati, 34 vjeçar, nga fshatit Zatriq i Komunës së Rahovecit, u ndalua të enjten rreth orës 4.00 të mëngjesit menjëherë sapo kishte hyrë në territorin serb, derisa po udhëtonte nga Austria për në vendlindje së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.





Stay Connected with MFA