Ambasadori Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Republikës së Lituanisë

Vilnius, 02 maj 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin presidencial në Vilnius, ia dorëzoi letrat kredenciale shkëlqesisë së saj, Dalia Grybauskaite, Presidente e Republikës së Lituanisë.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Ambasadori Peci i përcolli Presidentes Grybauskaite përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe e njoftoi atë për progresin e arritur në Republikën e Kosovës.

Edhe Presidentja Grybauskaite i përcolli përshëndetjet e saj për Presidenten Jahjaga, dhe inkurajoi vazhdimin me ritëm të shpejtuar të reformave dhe shprehu mbështetjen e saj për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Peci në fund të audiencës solemne me shkëlqesinë e saj, Dalia Grybauskaite, Presidente e Republikës së Lituanisë theksoi se marrëdhëniet bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikës e Lituanisë janë shumë të rëndësishme, dhe siguroi se do të bëjë çfarë është e mundur brenda kompetencave të tij që këto marrëdhënie të intensifikohen në të ardhmen.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentes Grybauskaite,  Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Lituanisë si mision diplomatik jorezident i akredituar në Vilnius.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë