Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Nagip Skenderi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë

Z. Nagip Skenderi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme , i shoqëruar nga z. Sylë Ukshini, Drejtor për Çështje Rajonale në MPJ kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë, me ç’rast zhvilluan takime pune me z. Ivan Stoyanov Sirakov, Sekretar i Përhershëm në MPJ-në bullgare, z. Aleksandar Bakalov, Drejtor i Departamentit për Shtete Fqinje në MPJ dhe znj. Tanya Mihaylova, Drejtore e Institutit Diplomatik në Sofje.
Shkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimeve u vlerësua lart përkrahja e deritashme e institucioneve bullgare karshi Republikës së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë së saj, ku Republika e Bullgarisë ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, mbrojtjes së pozicionit pro pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, si dhe përkrahjes së vazhdueshme në nismat rajonale. Sekretari i Përgjithshëm, z. Nagip Skenderi në takim me homologun e tij ngriti çështjen e përshpejtimit të finalizimit të marrëveshjeve bilaterale të cilat janë në proces e sipër, e që do të ndihmonin ndjeshëm në intensifikimin e raporteve reciproke. Po ashtu u bisedua edhe për nevojën e shkëmbimit të përvojave konkrete në mes të dy ministrive mbi bazën e protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar, si dhe njoftoi homologun bullgar për zhvillimet e fundit  aktuale në Kosovë. Në takim u theksua nevoja që shteti bullgar të vazhdoj me qasjen e saj pragmatike dhe përkrahjen e Republikës së Kosovës në nisma rajonale për çka edhe u sigurua zotimi nga ana e z. Sirakov.

Në takim me z. Aleksandar Bakalov, Drejtor i Departamentit për Shtete Fqinje në MPJ-në bullgare u shtjelluan marrëveshjet bilaterale në proces si dhe u diskutua gjerësisht mbi sfidat me të cilat ballafaqohet MPJ e Republikës së Kosovës në fushat e administrimit të  gjithëmbarshëm, zbatimin e politikave të caktuara dhe aktiviteteve të planifikuara, konsolidimin të mëtutjeshëm të përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës dhe menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve dhe kapaciteteve ekzistuese. Në takim u bisedua po ashtu edhe për zhvillimet aktuale politike pas raundit të fundit të dialogut teknik Prishtinë-Beograd dhe u kërkua nga institucionet bullgare që në nismat rajonale të shfrytëzohet ndikimi i Republikës së Bullgarisë që të mos lejohet kushtëzimi i pjesëmarrjes së Kosovës jashtë kornizave të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.  Z. Bakalov rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën nga ana e Bullgarisë duke shtuar se MPJ bullgare po punon në mënyrë intensive në finalizimin e marrëveshjeve bilaterale si dhe në organizimin e vizitës së Kryeministrit Hashim Thaçi në Republikën e Bullgarisë.

Sekretar i Përgjithshëm, z. Nagip Skenderi , i shoqëruar nga z. Sylë Ukshini, Drejtor për çështje rajonale në MPJ dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje, zhvilloi takim pune edhe me Drejtoren e Institutit Diplomatik në Sofje, znj. Tanua Mihaylova. Gjatë takimit në institut u vlerësua lartë përkrahja e deritashme e këtij institucioni në këshillat dhe trajnimet e ofruara për stafin diplomatik kosovar dhe shërbyesit civil në Kosovë. Zyrtarët e lartë nga Kosova njoftuan për aktivitetet aktuale në MPJ në fushën e trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve, planet për zgjerim të misioneve diplomatike me qëllim të aktiviteteve lobuese dhe arritjes së synimit parësor, ngritjen e numrit të njohjeve të vendit në sferën ndërkombëtare dhe për synimin e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Institutin. Në takim u shpalos vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelimin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të stafit diplomatik-konsullor dhe përgatitjes së shërbyesve civil në fusha të ndryshme, ndërsa iu bë ftesë Institutit për vizitë punë në Prishtinë me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe njohurive në themelimin e Akademisë. Instituti Diplomatik në Sofje konfirmoi se do të vazhdojë me projekte të përbashkëta për të mbështetur edhe më tutje Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ndërsa me kënaqësi u pranua ftesa për vizitë pune në Kosovë në fillim të muajit korrik 2012.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë