Brunei Darussalam njohu pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 25 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.
Shkarko me rezolucion më të madh

Sot, ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetje të përzemërta të ministrit të Jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen zyrtare nga Brunei Darussalam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Brunei Darussalam, i njohur në botë si Brunei, është shtet sovran që shtrihet në Azinë Juglindore.

Popullsia e Bruneit në vitin 2011 ka qenë 401,890 banorë, ndërsa aktualisht konsiderohet si shtet i ri i industrializuar, që ka vendin e dytë për nga rritja e indeksit të zhvillimit human në mesin e shteteve të Azisë Juglindore dhe klasifikohet si shtet i zhvilluar.

Kryeqyteti  i Bruneit është Bandar Seri Begawan, kurse është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga 21 shtatori 1984.

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë