Hoxhaj falënderon ambasadorin Reichel për përkushtimin e Gjermanisë ndaj Kosovës

Prishtinë, 24 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe për perspektiven evropiane të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin Reichel, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në shtetndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka diskutuar me ambasadorin gjerman edhe për proceset integruese të Kosovës, për progresin e vazhdueshëm që po shënohet nga institucionet edhe shoqëria kosovare në këtë rrugë, si dhe për hapat e ardhshëm në realizimin e aspiratave euro-integruese.

Në këtë aspekt, Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin e madh që po jep shteti gjerman, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për perspektivën evropiane të Kosovën.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, ka ritheksuar përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset euro-integruese si dhe në forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë