Ministri Hoxhaj ngushëllon homologen pakistaneze për fatkeqësinë ajrore ku humbën jetën 127 persona

Prishtinë, 21 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministres së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar, pas humbjes tragjike të jetëve të 127 udhëtarëve në fatkeqësinë ajrore që ka ndodhur të premten në afërsi të Islamabadit në Pakistan.

Në telegram, ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta ministres pakistaneze, duke theksuar dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë fatkeqësi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e plotë të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës me familjarët e viktimave, Qeverinë dhe popullin pakistanez, në këto ditë të vështira.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet pakistaneze për përpjekjet që po bëjnë për zbardhjen e faktorëve që shkaktuan këtë aksident tragjik.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë