Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli, mori letrat kredenciale nga presidentja Jahjaga
Presidentja Jahjaga dhe ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij, ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismjali.
Me këtë rast, ambasadori Ismajli ka marr letrat kredenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga e udhëzoi ambasadorin Ismajli që tia përcjell dëshirat e saj më të mira presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do ti dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.





Stay Connected with MFA