Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli, mori letrat kredenciale nga presidentja Jahjaga

Prishtinë, 18 prill 2012 – Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Akan Ismajli.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Presidentja Jahjaga dhe ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij, ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismjali.

Me këtë rast, ambasadori Ismajli ka marr letrat kredenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga e udhëzoi ambasadorin Ismajli që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do t’i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. 
     
Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

 

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë