Kosova dhe Kroacia angazhohen fuqishëm për rritjen e bashkëpunimit dhe partneritetit

Prishtinë, 18 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, i cili qëndron për një vizitë pune në Kosovë me qëllim të zhvillimit të konsultimeve për rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në takimin që ministri Hoxhaj zhvilloi me delegacionin kroat, të kryesuar nga Nebojša Koharovic, drejtor Gjeneral i Çështjeve Bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, social e arsimore mes dy shteteve.

Hoxhaj ka informuar delegacionin kroat për progresin e vazhdueshëm që po realizohet në Republikën e Kosovës, duke theksuar punën e madhe që po bëhet në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë aspekt, Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të përfituar nga eksperienca e suksesshme e Kroacisë në proceset integruese të Kosovës.

Ndërsa, udhëheqësi i delegacionit kroat, Nebojša Koharovic dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Ibrahim Gashi, kanë dhënë një deklaratë për medie.

Koharovic ka shprehur mbështetjen e plotë të Republikës së Kroacisë jo vetëm për pavarësinë e Kosovës, por edhe për të gjitha proceset e tjera që lidhen me forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar gatishmërinë e plotë të Kroacisë për të mbështetur Kosovën në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Ne si Qeveri e Kroacisë, mbështesim fuqishëm Kosovën në të dy këto procese integruese sepse Kosova jo vetëm që e meriton nga faza dhe dimensionet e reformave që janë ndërmarrë gjatë katër vjetëve pas pavarësisë, por pasi që është edhe një shtet që është i paevitueshëm në çdo lloj procesi të stabilizimit të rajonit tonë”, tha Koharovic.

Ai vlerësoi po ashtu se Kosova sot është definitivisht një nga partnerët e Kroacisë në rajon, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve në aspektin politik, ekonomik por edhe në raportet sociale mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Koharovic ka theksuar lidhjet e forta që ekzistojnë mes dy shteteve por edhe dy kombeve tona që nga periudha e kaluar e jetës në ish-shtetin e përbashkët, duke vlerësuar se kjo miqësi tradicionale do të thellohet edhe më shumë në vazhdim, duke përfshirë edhe adresimin e çështjeve të minoriteteve tona kombëtare, shqiptarëve që jetojnë në Kroaci dhe kroatëve që jetojnë në Kosovë.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Ibrahim Gashi tha se vizita e delegacionit kroat në Kosovë ka karakter pune dhe se gjatë takimeve konsultative do të vlerësohet shkalla e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

“Republika e Kosovës është shumë e interesuar që të thellojë bashkëpunimin, të rris numrin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe të përfitoj nga përvoja e Kroacisë në procesin e shtetndërtimit e mbi të gjitha nga eksperienca kroate në procesin e integrimit evropian, ku Kroacia në fakt ka kryer me shumë sukses këtë proces dhe është në fazën finale të anëtarësimit”, tha Gashi, duke shtuar se eksperienca e Kroacisë është e vlefshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet e rajonit.

Zëvendësministri Gashi ka falënderuar z.Koharovic dhe delegacionin shoqërues për gatishmërinë e tyre për të filluar këtë seri konsultimesh midis ministrive të Punëve të Jashtme të dy shteteve, me qëllim të vetëm thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë