Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shpreh keqardhje për ngjarjet në Maqedoni

Prishtinë, 14 prill 2012 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona.

Ministria e Punëve të Jashtme u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet kompetente shtetërore në Maqedoni që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

MPJ e Kosovës apelon që në këtë situatë të ruhet qetësia dhe që të shmanget çdo lloj incidenti si dhe keqinterpretimet që mund të pengojnë zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë