Zëvendësministri Ibrahim Gashi u prit zyrtarisht nga homologu i tij në Egjipt

Prishtinë, 12 prill 2012 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi me datë 9 dhe 10 prill ka udhëtuar nga Riadi në Kajro ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gashi është pritur nga zëvendësministri i Jashtëm dhe drejtor i Institutit Diplomatik të MPJ-së së Egjiptit, Osama Tawfik Badr, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Nikoqiri egjiptian e ka njoftuar zëvendësministrin kosovar për rrjedhat politike në Egjipt pas revolucionit dhe përpjekjet që po bëhen në vend për përmbylljen e procesit të krijimit të qeverisë së re si dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale.

Biseda u zhvillua në frymë shumë miqësore dhe zëvendësministri i Jashtëm egjiptian, Badr e siguroi zëvendësministrin Gashi se Egjipti shumë shpejtë, sapo të ketë përmbyllur krijimin e institucioneve të reja, do të marrë vendim për njohjen e Kosovës. 

Populli dhe institucionet e Egjiptit, u shpreh ai, janë dhe do të jenë në mbështetje të Kosovës.

Në vazhdim u bisedua edhe për bashkëpunimin konkret midis Akademisë Diplomatike të MPJ-së së Republikës së Kosovës dhe Institutit Diplomatik të MPJ–së së Egjiptit.

Me ketë rast, u tha se shumë shpejtë do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi midis dy institucioneve diplomatike.

Në mbrëmje, zëvendësministri Gashi ishte i ftuar në një emision të drejtpërdrejtë në NEL TV, medium i njohur egjiptian që emeton program në gjuhën angleze.

Ai me këtë rast, për tridhjetë minuta, foli për zhvillimet politike dhe ekonomike në shtetin e Kosovës, procesin e njohjeve dhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Egjiptit.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë