Kosova të anëtarësohet në OKB

Nju Jork, 10 prill 2012 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Nju Jork, Kryeministri Thaçi sot u prit në selinë e Kombeve të Bashkuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Temë kryesore e diskutimit ishin zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Thaçi e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së edhe për tensionimin e situatës së fundit në Mitrovicë.

Në takim, Kryeministri Thaçi e falenderoi Sekretarin Ban Ki Moon për përkrahjen e tij personale dhe refuzimin që Kombet e Bashkuara të organizojnë zgjedhjet e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, e cila tendencë jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe me Rezolutën 1244.

Në takim pos tjerash u bisedua edhe për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, zhvillimet dhe reformat e fundit, legjislative, politike, si dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Thaçi gjatë takimit theksoi rëndësinë e përkrahjes së Kosovës, dhe ritheksoi se vizioni i tij dhe Qeverisë së Kosovës është integrimi i Kosovës dhe i gjithë rajonit në BE dhe në NATO , si dhe në një të ardhme jo të largët Kosova të jetë edhe anëtare në OKB.

Kryeministri Hashim Thaçi në takim ka kërkuar mbështjetjen personale të Sekretarit të Përgjithshëm që t’i mundësohet edhe Kosovës të merr pjesë në Lojërat Olimpike. 
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë