Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi pas tragjedisë së ushtarëve pakistanezë

Prishtinë, 7 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministres së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar, pas humbjes tragjike të jetëve të rreth 130 ushtarëve pakistanezë, nga një ortek dëbore në rajonin e Gajarit, në Himalaje.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në telegram, ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta ministres pakistaneze, duke theksuar pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë tragjedi të shkaktuar nga forcat natyrore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e plotë të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës me familjarët e viktimave, Qeverinë dhe popullin pakistanez, në këto ditë të vështira.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet pakistaneze për përpjekjet që po bëjnë për tejkalimin e kësaj situate tragjike.

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë