Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pas aktit kriminal në Oakland të Kalifornisë

Prishtinë, 3 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pas atentatit kriminal që ka ndodhur dje në Universitetin e Oikos në Oakland të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhembjen dhe pikëllimin e madh për këtë akt kriminal, i cili, sipas informacioneve të deritashme, ka shkaktuar gjashtë viktima dhe tre të plagosur në mesin e qytetarëve të pafajshëm të SHBA-ve.

Ministri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e SHBA-ve në këto momente të vështira, duke shprehur shpresën që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjen në çdo moment dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për tejkalimin e situatës së krijuar.

Prapa

Stay Connected with MFA

SHBA-të dhe Kosova do të forcojnë partneritetin strategjik

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.më shumë

Të enjten zbulohet pllaka përkujtimore për hebrenjtë që pësuan gjatë Holokaustit

22.05.2013

Prishtinë, 22 maj 2013 – Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që po zhvillohen nga data 20 deri më 26 maj, nesër (E Enjte - 23 maj 2013), në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia...më shumë