Ministri Hoxhaj merr mbështetje të fuqishme nga Italia për proceset integruese të Kosovës

Romë, 28 mars 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua sot në Romë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Giulio Terzi.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka marrë përkrahje të fuqishme të shtetit dhe diplomacisë italiane për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset tjera në drejtim të forcimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Sa i përket proceseve integruese të Kosovës, ministri Terzi ka ofruar ndihmën konkrete të shtetit italian në këtë proces, përfshirë edhe ndikimin te pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos pengojnë në asnjë formë rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Dy ministrat kanë biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar faktin se brenda këtij viti pritet të nënshkruhen gjashtë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar ministrin Terzi për përkrahjen e vazhdueshme të Romës për Kosovën, në të gjitha drejtimet.

Hoxhaj e ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Italisë për hapat e ndërmarrë nga Kosova në drejtim të përmbushjes së kritereve për avancimin e shpejtë në proceset integruese evropiane, duke vlerësuar rëndësinë e përkrahjes italiane në këtë proces.
 
Ministri Hoxhaj tha se pas lansimit të studimit të fizibilitetit, Kosova ka nevojë që sa më parë të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, dhe proceset tjera kontraktuale me BE-në.

“Lansimi i studimit të fizibilitetit është një fazë e parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, i cili është një relacion i ri kontraktual mes Kosovës dhe institucioneve në Bruksel”, tha ai.

Ndërsa, gjatë një konference për medie të dy ministrave, pas interesimit të gazetarëve, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka sqaruar gjendjen në veri të vendit, duke potencuar se mbajtja e zgjedhjeve serbe në tri komunat e veriut, rrezikon gjendjen në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

"Jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në tri komunat në veri dhe qëndrimi i Qeverisë së Kosovës tashmë është i qartë për këtë çështje. Nëse mbahen zgjedhjet, kjo do të vinte në pikëpyetje tërë arkitekturën e sigurisë në rajon”, tha ministri Hoxhaj.

Ndërsa, shefi i diplomacisë italiane, Giulio Terzi, kërkoi respektimin e sovranitetit të Kosovës kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale serbe.

"Çështja e zgjedhjeve lokale duhet të zgjidhet duke respektuar përgjegjësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbi të gjitha aspektet elektorale për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë", ka thënë Terzi, në konferencën e përbashkët për medie.

Hoxhaj, gjatë takimit, ka informuar homologun italian edhe për hapjen së shpejti të një departamenti për gjuhën dhe kulturën italiane në Universitetin e Prishtinës, gjë që është mirëpritur nga ministri Giulio Terzi.

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Itali, ministri Hoxhaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi, ka pasur takime me personalitete të jetës publike në Itali dhe ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “La Sapienza” të Romës.

Më tutje, ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime me personalitete të tjera politike dhe diplomatë të vendeve të ndryshme të akredituar në Romë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj falënderon drejtuesit e Bankës Zhvillimore të KE-së

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Pas vendimit të Bordit Drejtues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë Bankë, ministri...më shumë

Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni. më shumë