Nisi punimet Konferenca “Rrjeti Transatlantik TN2020” me temë “Fuqizimi në Ballkan”

Prishtinë, 27 mars 2012 – Organizuar nga Këshilli Britanik në Kosovë, Këshilli Britanik në Washington DC dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka nisur punimet Konferenca tre ditore “Rrjeti Transatlantik TN2020”, me temën “Fuqizimi në Ballkan”.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Në hapje të punimeve të konferencës, me prezantime hyrëse, të pranishmëve i janë drejtuar, Rebecca Zylberman nga Këshilli Britanik në Washington DC, drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi si dhe publicisti dhe historiani i mirënjohur, Tim Judah.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në hapje të Konferencës përmendi vizitën e komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, duke thënë se ky është një hap i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Komisioneri Fyle nga Bashkimi Evropian është sot në Kosovë për të lansuar studimin e fizibilitetit që është një hap përpara drejt nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe ecjes së Kosovës përpara drejt integrimit në BE”, tha Selimi.

Duke folur për temën e Konferencës, Selimi përmendi diplomacinë publike, duke thënë se çështja e Kosovës nuk ngrihet vetëm në diplomacinë klasike, përmes notave verbale, por edhe përmes diplomacisë publike.

Ambasadori Britanik në Prishtinë, Ian Cliff, në fjalën e tij theksoi nevojën që të punohet bashkërisht në mënyrë të përgjithshme për fuqizimin e Ballkanit.

“Mendoj se është posaçërisht interesante se janë bërë përpjekje të mëdha këtu në Kosovë në mënyrë që të fillojnë të zhvillohen disa lidhje jo vetëm me SHBA-të, por edhe me Evropën dhe vendet tjera, si për shembull me vendet e Karaibeve, ku Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka qenë dy herë dhe kemi parë një apo dy vende në lindje të Karaibeve, në zonën e Caricom-it që e kanë njohur Kosovën. Sidoqoftë, është mirë që të punohet në këtë drejtim me Amerikën dhe Evropën, të punohet në mënyrë të përgjithshme, për fuqizimin e Ballkanit”, tha Cliff.

Më pas, kanë filluar punimet në katër Grupet Punuese të Konferencës, në të cilat kanë marrë pjesë rreth 40 liderë të rinj nga Amerika Veriore, Meksika dhe shtetet e Evropës.

Në Grupet Punuese (Grupi Qeveritar, Grupi i Biznesit, Grupi i Medieve dhe Grupi i Shoqërisë Civile), kanë filluar të trajtohen çështje që kanë për qëllim zhvillimin e ideve të reja dhe qasjeve kreative për adresimin e sfidave të përbashkëta në Ballkan.

Konferenca e organizuar nga Këshilli Britanik në Kosovë dhe në Washington DC, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe MPJ e Kosovës, do të zhvillojë punimet edhe nesër e pasnesër.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj falënderon drejtuesit e Bankës Zhvillimore të KE-së

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Pas vendimit të Bordit Drejtues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë Bankë, ministri...më shumë

Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni. më shumë