Doli nga shtypi numri i tretë i periodikut Kosovos New Diplomat
Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.
Në këtë numër të Kosovos New Diplomat mund të lexoni :
- Kosova hyn në fazën e marrëdhënieve multilaterale
- Arrihet marrëveshja. Serbia vazhdon të bojkotojë takimet.
- Pesë pyetje për Ambasadorin Ernst Reichel: Gjermania dhe Kosova kanë qenë gjithnjë veçanërisht të afërta,
- Vështrim nga jashtë, Marrëveshja në Bruksel, një koncesion i nevojshëm për përforcimin e pavarësisë, nga Jean dAspremont.
- Shkrim autorial i Zëvendësministrit të Jashtëm, Petrit Selimi dhe Zëvendësministrit të Jashtëm, Ibrahim Gashi, rreth marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, përkatësisht themelimit të Akademisë Diplomatike të Kosovës.
- Editorial i Yonatan Touval i botuar në Gazetën prestigjioze izraelite "Haaretz", me titull, "Koha për ta njohur Kosovën",
- Një reportazh nga fshati Restelicë i Dragashit,
- Lajme të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në diplomacinë kosovare, si dhe prezantime të tjera nga fusha ekonomike dhe kulturore në Kosovë.
Buletini dymujor Kosovo's New Diplomat është një kanal i ri i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.
Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.
Kosovo's New Diplomat është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit KS TALKS EU të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.





Stay Connected with MFA