Ministri Hoxhaj i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut francez, Juppe
Në telegram, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ka dënuar këtë krim të rëndë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta Ministrit Juppe, dhe duke theksuar indinjatën dhe tronditjen e thellë të opinionit kosovar, të shkaktuar nga ky akt kriminal.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e plotë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës me familjarët e viktimave, Qeverinë dhe popullin francez, në këto ditë të rënda.





Stay Connected with MFA