Ministri Hoxhaj ngushëllon homologun polak dhe atë kongolez pas tragjedive që kanë goditur këto dy shtete

Prishtinë, 6 mars 2012 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar popullin polak dhe popullin kongolezë pas tragjedive që kanë goditur këto dy shtete.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në një telegram ngushëllimi dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radoslaw Sikorski, Ministri Hoxhaj ka shprehur keqardhjen e madhe të qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për fatkeqësinë që ka ndodhur pas përplasjes së trenave të shtunën e kaluar në Poloni.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës të shpreh ngushëllimet e sinqerta për Ju dhe familjet e viktimave”, ka thënë Ministri Hoxhaj në telegramin e ngushëllimit, ku ka shprehur respektin dhe konsideratat më të larta për homologun polak, Sikorski.

Ndërsa, në telegramin e ngushëllimit të dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Kooperimit të Republikës së Kongos, Basile Ikouebe, Ministri Hoxhaj ka shprehur keqardhjen e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës pas tragjedisë që ka ndodhur nga shpërthimi që ka ndodhur me 4 Mars në Kongo.

Ministri Hoxhaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Qeverinë dhe qytetartët e Kongos në këto ditë të vështira, duke shprehur solidarizimin e qytetarëve të Kosovës me popullin e Kongos.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë