Hoxhaj dhe Çitaku kёrkojnё dinamikё nё integrimet evropiane

Bruksel, 28 shkurt – Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanё vazhduar takimet me pёrfaqёsues tё lartё nё Bruksel.
Shkarko me rezolucion më të madh

Dy ministrat kanё zhvilluar njё takim me Edgars Rinkēvičs, Ministёr i Punёve tё Jashtme i Latvisё,  tё cilin e kanё falënderuar pёr mbёshtetjen e deritanishme. Ata kanё kёrkuar mbёshtetjen e kёtij shteti nё aspiratat e kosovarёve pёr t’u integruar nё Bashkimin Evropian.

Dy ministrat kanё takuar edhe Nicolai Wammen, ministёr pёr Çёshtje Evropiane të Danimarkёs.

Ndёrsa, njё takim tё veçatё kanё zhvilluar edhe me shumё eurodeputet, tё kryesuar nga raportuesja pёr Kosovёn, Ulrike Lunacek, Eduard Kukan, Jelko Kacin . Dy ministrat kanё falënderuar eurodeputet pёr mbёshtetjen e fuqishme Parlamenti Evropian i ka dhёnё Republikёs sё Kosovёs. Ata kanё kёrkuar nga Parlameti Evropian qё integrimet evropiane pёr Republikёn e Kosovёs tё marrin njё dinamikё tё re.

Ministri Hoxhaj dhe ministrja Çitaku theksuan se Republika e Kosovёs tashmё ka plotёsuar shumё standarde dhe refroma tё nevojshme pёr rrugёn e saj evropiane.

Ministri Hoxhaj nё kёtё takim ka theksuar se Qeveria e Kosovёs, integrimin evropian gjithmonë e ka parё si njё instrument pёr tё modernizuar shoqёrinё tonё dhe pёr tё implementuar reforma tё duhura, nё mënyrё qё Kosova tё jenё konkurrente me shtete tjera nё BE.

Dy ministrat sot kanё takuar edhe Tonio Borg, ministёr i Punёve tё  Jashtme i Maltës dhe kanё zhvilluar takim me Grupin Punues për Ballkanin Perëndimor të Parlamentit Evropian, pjesё e sё cilit janё shumё eurodeputet qё pёrkrahin Republikёn e Kosovёs nё vazhdimsi, si eurodeputetja Doris Pack etj.

Nё tё gjitha kёto takime, dy ministrat kërkuan qё Kosova tё marrë udhërrëfyesin, tё nёnshkruhet marrëdhёniet kontraktuale dhe tё fillojё studimi i fizibilitetit pёr marrëveshjen pёr Stabilizim- Asociim me Bashkim Evropian.

Ministri Hoxhaj dhe Ministrja Çitaku do tё kenё edhe nesёr shumё takime me pёrfaqёsues tё Bashkimit Evropian, nё pёrpjekje pёr tё marrë sa mё shumё pёrkrahje pёr agjendën evropiane tё Kosovës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit...më shumë