Hoxhaj dhe Çitaku marrin mbështetje nga vende të fuqishme të BE-së

Bruksel, 27 shkurt – Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, kanë vazhduar takimet me shumë ministra të punëve të jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Dy ministrat kanë zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Fillimisht, dy ministrat kanë falënderuar ministrin Schwarzenberg për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e tij i ka dhënë shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Dy ministrat kanë marrë mbështetje nga zëvendëskryeministri Schwarzenberg që shteti i tij edhe më tutje do të mbështesë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj dhe ministrja Çitaku kanë zhvilluar një takim edhe me ministrin e punëve të jashtme të Estonisë, Urmas Paet. Ata kanë zhvilluar një takim pune edhe me ministrin e punëve të jashtme të Finlandës, Erkki Tuomioja, të cilin e kanë falënderuar për mbështetjen që ky shtet është duke i dhënë Republikës së Kosovës.

Në të gjitha këto takime, dy ministrat kanë marrë përkrahje nga shtete të fuqishme të Bashkimit Evropian për marrjen e udhërrëfyesit, nënshkrimin e marrëdhënieve kontraktuale dhe për fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit.

Dy ministrat gjatë tërë ditës kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe ministra të punëve të jashtme, nga të cilët kanë kërkuar mbështetjen e tyre për proceset integruese të Republikës së Kosovës.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në...më shumë

Komunikatë për Medie

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.më shumë