Hoxhaj dhe Çitaku: Është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, marrëdhëniet kontraktuale dhe marrëveshjen për Stabilizim Asociim

Bruksel, 27 shkurt 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë vazhduar takimet në Bruksel.

Fillimisht Ministri Hoxhaj dhe Ministrja Çitaku kanë zhvilluar një takim me Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger.
 
Në këtë takim është kërkuar përkrahja e Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Ministri Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që edhe më tej  kosovarët të jenë qytetarët e vetëm të cilët nuk gëzojnë lëvizjen pa viza në zonën Shengen.
 
Sipas Hoxhajt dhe Çitakut, është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian.

Ata kanë pasur një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, János Martonyi, nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e Hungarisë për ofrimin e përvojës në procesin e integrimeve evropiane.

Edhe në takimin e punës me Nickolay Mladenov, Ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Ministri Hoxhaj dhe Ministrja Çitaku e kanë informuar atë për reformat që Republika e Kosovës ka përmbushur, duke nënvizuar se Kosova është e gatshme për rrugën e saj Evropiane.

Ata kanë pasur takim edhe me Ministrin për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington. Në këtë takim ata janë siguruar se Britania e Madhe do ta mbështesë Republikën e Kosovën në procesin e integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë ditës Ministri Hoxhaj dhe Ministrja Çitaku do të zhvillojnë takime me shumicën e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojnë mbështetjen e këtyre shteteve për agjenden evropiane të Kosovës.

 

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë