Hoxhaj: Zvicra, mbështetëse e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 23 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti sot një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Konfederatës së Zvicrës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në takimin me drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer, ministri Hoxhaj ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, të cilat janë të shkëlqyeshme si dhe për  mbështetjen që mund të japë Zvicra në zhvillimin ekonomik si dhe në shtimin e njohjeve për Republikën e Kosovës.

Fillimisht ministri Hoxhaj ka falënderuar shtetin e zviceran për mbështetjen e madhe që i ka dhënë popullit të Kosovës në dekadat e shkuara si dhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

“Zvicra ka dhënë një kontribut të çmuar në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Për këtë do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka shtuar Hoxhaj.

Nga ana tjetër me drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer ka theksuar mbështetjen e shtetit të tij për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Ai ka theksuar se Zvicra edhe këtë vit ka ndarë një fond shumë të madh për shtetet e Evropës Juglindore, prej të cilit do të përfitojë edhe Republika e Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka mirëpritur gatishmërinë e shtetit zviceran për të mbështetur projekte, të cilat do të ndihmojnë drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, ministri Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e shtetit zviceran, në mënyrë që kosovarët sa më parë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Në këtë takim është diskutuar po ashtu për ndihmën që mund të japë Zvicra në kthimin e të pagjeturve si dhe në përpunimin e së kaluarës në Ballkan.

 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë