Deklaratë e Ministrit Hoxhaj pas vrasjes së gazetares së çmuar znj. Marie Colvin dhe kolegut të saj
Me pikëllim të thellë kemi kuptuar për vdekjen e Znj. Colvin dhe kolegut të saj, gjatë detyrës në qytetin Homs të Sirisë.
Znj. Colvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Znj. Colvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës.
Raportet e saj ndriçuan të vërtetën dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm. Puna e saj ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në shtegun pozitiv të njerëzimit dhe shërben si pishtar për punën e gazetarëve të tjerë.
Ne, fuqishëm dënojmë këtë akt kundër vlerave të gazetarisë, duke shpresuar që populli sirian do të fitojë lirinë e tij shumë shpejt.
Sot, populli dhe institucionet e Kosovës, së bashku me familjarët dhe kolegët e saj, janë në pikëllim të thellë për humbjen e një gazetareje madhështore të të drejtave të njeriut.
Enver Hoxhaj
Ministër i Punëve të Jashtme



Stay Connected with MFA