Nënshkrimi i Marrëveshjes për Statusin e Forcave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns, dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nënshkruan sot, me 18 shkurt 2012, një Marrëveshje për Statusin e Forcave, në Zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, Kosovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Statusin e Forcave (MPSF) mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon dhe forcon partneritetin e thellë mes dy shteteve. Kjo mbështetë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë aktual për të përparuar sigurinë e popullit të Kosovës dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

MPSF siguron kornizën ligjore brenda cilës personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, e të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATOs, do të veprojnë në Kosovë. Në bazë të kësaj, ky personel do të punojë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të zhvilluar tutje aftësitë e KSF-së në kryerjen e katër misioneve të saja thelbësore: Zjarrfikjen, Kërkimin dhe Shpëtimin, Largimin e Materieve të Rrezikshme, dhe Largimin e Mjeteve Eksplozive.

Për më shumë informata kontaktoni Ndihmësin për Informim në Ambasadën e SHBA-ve, Arzen Randobravën, në numrin 044 500 807, ose zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Artan Behramin, në numrin 045 45 45 91.  

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Irlandës për perspektivën evropiane të Kosovës

19.06.2013

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në...më shumë

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë