Misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës shënojnë Ditën Pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt 2012 – Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës nëpër vendet e tjera, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, kanë shënuar katër vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, me ceremoni solemne të organizuara me këtë rast.

Në pritjet  e organizuara, kanë marrë pjesë personalitete të shquara të vendeve ku janë hapur ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, përfaqësues të jetës politike e publike të këtyre shteteve, si dhe diplomatë të huaj e bashkëatdhetarë tanë të cilët jetojnë në këto vende.

Ceremonitë solemne janë karakterizuar nga prania e shumë miqve të Kosovës, të cilët kanë shprehur bindjen e plotë se Kosova do të vazhdojë me sukses të plotë rrugën drejt ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit.

Ata, përmes stafit diplomatik përkatësisht konsullor të Kosovës, kanë uruar popullin dhe udhëheqësit politikë të Kosovës për vendosmërinë e tyre në ecjen përpara, me theks të veçantë në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Në anën tjetër, stafi diplomatik përkatësisht konsullor i Republikës së Kosovës në shtetet pritëse, në emër të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar përfaqësuesit e vendeve mike dhe diplomatët e tjerë të pranishëm, për mbështetjen që po i ofrojnë Kosovës dhe kanë premtuar vazhdimin e angazhimit të plotë të shtetit dhe diplomacisë kosovare për forcimin e gjithanshëm të Republikës së Kosovës.

 

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë