Kroacia i ofron eksperiencën e saj Kosovës drejt integrimeve evropiane

Zagreb, 16 shkurt 2012 - Gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, në kuadër të shënimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, u prit sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane të Kroacisë nga Zëvendësministri kroat i Punëve të Jashtme, Joshko Klisoviq me bashkëpunëtorë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku.

Zëvendësministri Gashi e uroi homologun e tij kroat për përfundimin e negociatave për anëtarësim të Kroacisë në BE si dhe e falënderoi shtetin dhe popullin kroat për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës, në rrugën e tyre drejt pavarësisë si dhe në realizimin e shtetësisë dhe afirmimin e saj në botë.

Të dy zëvendësministrat gjatë bisedës u pajtuan se marrëdhëniet midis dy shteteve janë shumë të mira dhe miqësore dhe ato duhet të avancohen edhe me tej në të gjitha fushat me interes të dyanshëm.

Po ashtu, Zëvendësministri Gashi e njoftoi homologun e tij për sukseset e arritura të Republikës së Kosovës gjatë këtyre katër vjetëve të shtetësisë, si dhe për sfidat dhe synimet që ka përpara shteti i Kosovës në rrugën e forcimit dhe të bashkëpunimit rajonal si dhe të zbatimit të Planit të Ahtisarit edhe në komunat e pjesës veriore të Kosovës.

Zëvendësministri Gashi gjatë takimit kërkoi që gjatë bashkëpunimit në të ardhmen shteti kroat t’i ofroj eksperiencën e vet Republikës së Kosovës në procesin e integrimeve në BE, sepse kjo do të ishte një ndihmë shumë e çmuar për kosovarët në synimin e tyre po ashtu drejt BE-së.

Kjo kërkesë e Zëvendësministrit Gashi u prit me kënaqësi dhe në këtë kontekst pala kroate u shpreh plotësisht e gatshme të ofroj ndihmën e saj, eksperiencën dhe njohuritë e veta të arritura gjatë këtij procesi.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë