Gjatë vizitës në Haiti, Ministrit Hoxhaj i konfirmohet njohja nga ky shtet
Republika e Haitit është shteti i 87 që e njeh pavarësinë e Kosovës.
Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Republika e Haitit, është një shtet i Karaibeve me sipërfaqe prej 27,750 kilometra katrorë, me popullsi prej rreth 9,8 milionë banorë dhe ka kryeqytet Port-au-Princin.






Stay Connected with MFA