Botohet shtojca e Kosovës në revistën prestigjioze La Lettre Diplomatique
Numri më i ri i revistës që botohet në Francë, por që ka distribuim dhe audiencë globale, është fokusuar në shtetet e Kosovës, Rusisë, Tanzanisë dhe El Salvadorit.
Shtojca e Kosovës e titulluar Kosova një demokraci e re në zhvillim në rreth 30 faqe, është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris.
Përveç temave nga fusha e ekonomisë, diplomacisë dhe të drejtave të njeriut, në shtojcën kosovare janë botuar edhe intervista e zgjeruar me Ambasadorin prof. Muhamedin Kullashi, si dhe kolumne të veçanta nga Kryeministri Hashim Thaçi, Ministrat Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku si dhe shkrime autoriale nga drejtori i Aeroportit të Lyon që operon me koncesion në Prishtinë, z. Philippe Bernard, Dr. Odile Perrot nga Misioni i OSBE-së si dhe Zëvendësministri Petrit Selimi.
Kjo është hera e dytë gjatë gjashtë muajve të fundit që Republika e Kosovës prezantohet tek audienca e targetuar e diplomatëve botërore, pas botimit të një dosje të ngjashme në revistën më të vjetër diplomatike në botë The Diplomat, që botohet në Britani të Madhe.





Stay Connected with MFA