Qeveria e Kosovës dënon vrasjet dhe represionin në Siri

Prishtinë, 7 shkurt 2012 – Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka përcjellë me shqetësim rrjedhën e ngjarjeve në Siri dhe dënon ashpër vrasjet dhe represionin që po ushtron regjimi sirian mbi popullsinë e pafajshme.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Republika e Kosovës mbështet fuqishëm popullin sirian në zgjedhjen e fatit të vet dhe përkrah pa asnjë rezervë përpjekjet e qytetarëve sirianë kundër regjimit represiv.

Qeveria e Kosovës, po ashtu mbështet masat e Ligës Arabe e të Komunitetit Ndërkombëtar kundër regjimit sirian dhe bën thirrje për të ndalur sa më parë dhunën e skajshme dhe vrasjet në Siri.

Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur që shumë shpejt populli sirian do të realizojë synimet e tij dhe do të jetojë në paqe e prosperitet.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë