Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë

Prishtinë, 31 janar 2012 - Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme shqyrtuan sot propozimin e Grupit Parlamentar të PDK-së për miratimin e një Rezolute e cila parasheh përfundimin e Pavarësisë së Mbikëqyrur.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në këtë mbledhje, kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Rezolutën e paraqiti përfaqësuesi i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci. Ai me këtë rast njoftoi se Projekt Rezoluta është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare (përpos Lëvizjes Vetëvendosje), ndërkaq, në vijim foli edhe për rëndësinë e saj.

Edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e vlerësoi moment të veçantë dhe historik për Kosovën fillimin e procesit për fillimin e procesit për përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur. Ai në vijim po ashtu tha se suksesi për fillimin e këtij procesi u takon të gjithëve. Ky sukses, tha ai, nuk është meritë e vetëm një qeverie apo mandati, por, është meritë e të gjithë juve.

Në vijim të mbledhjes, lidhur me Rezolutën e propozuar nga GP i PDK-së, u deklaruan shefat e grupeve. Pas deklarimit nga ana e shefave të grupeve parlamentare, vijoi debati në të cilin u angazhuan deputetët duke dhënë vërejtje dhe rekomandime rreth Projektrezolutës së propozuar.

Pas debatit, Projektrezoluta u hodh në votim me ç'rast gjeti përkrahjen e shumicës së deputetëve, (83 votua për, 13 kundër).

Në vazhdim po ju sjellim fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi drejtuar deputetëve.

Prapa

Stay Connected with MFA

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë si dhe ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin Federal për Punë të Jashtme të...më shumë

Guri për Paqe në Kosovë shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit

20.05.2013

Prishtinë, 20 maj 2013 - Kosova sot iu bashkua mbi 100 shteteve që e kanë marrë Gurin për Paqe, një simbol të dëshirës së vendosur për paqe. Derisa Kosova përgatitet të presë liderë ndërkombëtarë dhe...më shumë