Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Bullgari me viza Schengen

Prishtinë, 26 janar 2012 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, njofton qytetarët e Kosovës të cilët posedojnë viza Schengen, se do të kenë mundësi të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Bullgari, pa pasur nevojë që të pajisen me viza bullgare.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje, ka përcjell njoftimin se Qeveria e Republikës së Bullgarisë, ka marrë vendim për lehtësimin e hyrjes në Bullgari për poseduesit e vizave Schengen.

Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë ka vendosur që deri në datën kur Bullgaria të bëhet anëtare e zonës Schengen, të aplikoj njëanshëm sistem të lirë vizash për poseduesit e vizave valide të Schengenit.

Ky vendim iu mundëson poseduesve të vizave Schengen, që të hyjnë dhe të qëndrojnë në Bullgari në një periudhë deri në tre muaj nga data e hyrjes së parë, pa pasur nevojë për pajisjeje me vizë bullgare. Në praktikë ky vendim do të prek shtetasit e të gjitha vendeve për të cilat deri tani është kërkuar vizë bullgare, për të hyrë në Bullgari. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë

Hoxhaj: Estonia, model për Kosovën

17.05.2013

Talin, 17 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Estonisë, është takuar sot me ministrin të Punëve të Jashtme të...më shumë