Hoxhaj uron popullin kroat për referendumin e suksesshëm për anëtarësim në BE

Prishtinë, 23 janar 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami urimi dërguar Ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusić, ka uruar popullin kroat për referendumin e suksesshëm, që i hap rrugë Kroacisë për t’u bërë shteti i 28 anëtar i Bashkimit Evropian.
Shkarko me rezolucion më të madh

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj në telegram ka thënë se Kroacia mbetet model për shtetet tjera të Ballkanit, që presin anëtarësimin në BE.

“Referendumi i popullit të Kroacisë që shpreh aspiratat e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një momentum dhe shtytës i rëndësishëm për shtetet tjera të Ballkanit, që synojnë familjen e madhe evropiane”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se viti 2012 është viti i Kosovës evropiane. “Ky vit do të jetë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Vit në të cilin për qytetarët e Kosovës do të ketë një perspektivë të qartë evropiane, vit në të cilin presim lëvizjen pa viza në Evropë, vit në të cilin presim nënshkrimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, ky është viti i Kosovës evropiane”, ka shtuar Hoxhaj.

Në Kroaci, komisioni shtetëror për referendumin njoftoi se pothuajse me të gjitha votat e numëruara, del se rreth 66 për qind të votuesve kroatë mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në BE, përderisa 33 për qind e votuesve e kundërshtuan një gjë të tillë, ndërsa një për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë

23.05.2013

Dublin, 23 maj 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka dorëzuar të martën letrat kredenciale te presidenti i Irlandës, Michael D. Higgins, me ç’akt u zyrtarizua emërimi i tij si ambasador jorezident...më shumë

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit...më shumë