Doli nga shtypi numri i dytë i periodikut Kosovos New Diplomat
Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.
Në këtë numër të Kosovos New Diplomat mund të lexoni :
- BE-ja lanson dialogun e vizave me Kosovën,
- Një fjalë nga Ministri Enver Hoxhaj: Viti 2011 në rishikim,
- Pesë pyetje për Ambasadorin Ian Cliff: Mbretëria e Bashkuara është një prej përkrahësve më të fuqishëm të Kosovës,
- Ekstrakt nga memoaret e ish-Presidentit historik të Republikës Çeke, Vaclav Havel: Pse e kam mbështetur çlirimin e Kosovës,
- Shkrim autorial i Zëvendësministrit të jashtëm, Petrit Selimi: Shërbimi i Jashtëm i Kosovës po rritet dhe avancohet,
- Lajme të ndryshme rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në diplomacinë kosovare, si dhe prezantime të tjera nga fusha ekonomike dhe kulturore në Kosovë.
Buletini dymujor Kosovo\'s New Diplomat është një kanal i ri i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.
Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.
Kosovo\'s New Diplomat është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit KS TALKS EU të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.




Stay Connected with MFA