Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Shqipëri

Prishtinë, 12 janar 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot (e enjte) do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Shkarko me rezolucion më të madh

Ministri Hoxhaj, gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, do të zhvilloj takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, si dhe me përfaqësues të tjetër të jetës politike dhe akademike në Shqipëri.

Gjatë takimeve të Ministrit Hoxhaj me liderët më të lartë të institucioneve të Shqipërisë, do të diskutohet për format konkrete të thellimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat dhe për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes dy qeverive, në avancimin e agjendës integruese evropiane të të dyja vendeve.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë