Ambasadori Lulzim Peci, i dorëzoi në Oslo Letrat Kredenciale Lartmadhërisë së Tij Mbretit Harald V të Norvegjisë

Oslo, 16 dhjetor 2011 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Lulzim Peci, në një audiencë solemne në pallatin mbretëror në Oslo, i dorëzoi të enjten Letrat Kredenciale Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Harald V të Norvegjisë.
Shkarko me rezolucion më të madh

L.T.  Mbreti Harald V i Norvegjisë u njoftua nga Ambasadori Peci për progresin e arritur në Republikën e Kosovës në ndërtimin e shtetësisë dhe institucioneve demokratike, integrimin e komuniteteve pakicë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje, si dhe u falënderua për ndihmën konsistente të Mbretërisë së Norvegjisë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës.

L.T. Mbreti Harald V i Norvegjisë shprehu kënaqësinë për vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi në Oslo në fund të nëntorit 2011. Ambasadori Peci theksoi se për të është nder i jashtëzakonshëm që është akredituar si Ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë, dhe që kjo ndodh pikërisht në momentin kur marrëdhëniet bilaterale janë në nivelin më të lartë.

Ambasadori Peci në fund të audiencës solemne me L.T. Mbretin Harald V të Norvegjisë theksoi se marrëdhëniet bilaterale me Mbretërinë e Norvegjisë janë prioritet i lartë për Republikën e Kosovës, dhe siguroi se do të bëjë çfarë është e mundur brenda kompetencave të tij që këto marrëdhënie të intensifikohen në të ardhmen.

Me aktin e dorëzimit të Letrave Kredenciale L.T. Mbretit Harald V, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Mbretërinë e Norvegjisë si mision diplomatik jorezident i akredituar në Oslo.

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë