Kroacia heq vizat për personat që posedojnë leje qëndrimi dhe viza Schengen me dy apo më shumë hyrje
Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kroacisë, në takimin e datës 07 Dhjetor 2011 ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm (prej 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012) të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit nëpërmjet Republikës së Kroacisë, për të huajt e pajisur me Leje Qëndrimi të vlefshme të vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza.
Pra, në periudhën nga 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të :
1. Leje Qëndrimit Schengen
2. Vizave Uniforme Schengen (C - dy ose shumë hyrje )
3. Vizave afatgjata (D)
nuk do tiu kërkohet viza për hyrje, qëndrim apo kalimin transit nëpër territorin e Republikës së Kroacisë.
Dokumentet Schengen të lartpërmendura duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë.



Stay Connected with MFA