Hoxhaj dënon sulmin ndaj Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tehran

Prishtinë, 01 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka dënuar sulmin mbi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin e Iranit - Tehran.
Shkarko me rezolucion më të madh

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka theksuar se akte të tilla janë të papranueshëm dhe në kundërshtim me praktikat dhe ligjet ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve.

Ministri Hoxhaj i ka dërguar të mërkurën një letër ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, ku shpreh përkrahjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për Mbretërinë e Bashkuar.

Në letër thuhet se “Qeveria e Kosovës i bashkohet Qeverive demokratike, duke i bërë thirrje Qeverisë së Iranit që të respektojë detyrimet ndërkombëtar, në mënyrë që të sigurohet funksionimi normal i përfaqësisë diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në Tehran”.

Prapa

Stay Connected with MFA

Ministri Hoxhaj merr përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me...më shumë

Kosova thellon bashkëpunimin me shtetet e rajonit

18.06.2013

Shkup, 18 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të...më shumë