Zyrtarët kosovarë qëndrojnë në Gjermani në programin për liderë të rinj

Berlin, 25 nëntor 2011 - Një delegacioni i lartë shtetëror i përbërë nga përfaqësues të institucioneve dhe partive politike të Republikës së Kosovës përmbyll vizitën në Republikën Federale të Gjermanisë.
Shkarko me rezolucion më të madh

Me ftesë të veçantë të Qeverisë federale gjermane, u ftuan Ministri i Mjedisit Dardan Gashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, Zëvendës Ministri i Jashtëm Petrit Selimi, deputetët e Kuvendit të Kosovës Donika Kada Bujupi, Lutfi Haziri dhe Arben Gashi si dhe shefi i kabinetit të Presidentes, z. Ilir Deda.

Delegacioni Kosovar pati agjendë të ngjeshur përgatitur enkas nga Qeveria gjermane për t’u njoftuar thellësisht me qëndrimin përkrahës të Gjermanisë për integrimet evropiane të Republikës së Kosovës si dhe për proceset e normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë.

Delegacioni u prit nga deputetë të Bundestagut, Komisioni për Punë të Jashtme, Sekretares së shtetit Emily Haber, drejtuesve kryesorë të landit të Maklenburg – Pomeranisë Perëndimore, komunitetit të biznesit dhe udhëheqësve të institucioneve historike, shoqërisë civile dhe institucioneve kulturore.

Ministri Gashi përshëndeti iniciativën e Republikës federale të Gjermanisë për thellimin dhe difersifikimin e marrëdhënieve midis dy shteteve duke mirëpritur interesimin e shprehur në shkëmbime të energjisë të ripërtërishme.

Deputetja Kada Bujupi në takime falënderoi Gjermaninë për ndihmën kontinuale të Gjermanisë për Kosovën në proceset politike dhe ekonomike.

Përfaqësuesit kosovarë njoftuan zyrtarët gjermanë për progresin dhe sfidat kryesore të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës në tranzicion.

Qëndrimi njëjavor në Republikën Federale u organizua dhe u sponzorizua nga Ministria e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë për të shkëmbyer eksperiencat në normalizimin e marrëdhënieve në mes fqinjëve, në një program enkas të dizejnuar për liderët kosovarë.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj falënderon drejtuesit e Bankës Zhvillimore të KE-së

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Pas vendimit të Bordit Drejtues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë Bankë, ministri...më shumë

Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

17.06.2013

Prishtinë, 17 qershor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni. më shumë