Ministri Hoxhaj u takua me homologun e tij Haxhinasto
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e informoi z. Haxhinasto për progresin që ka arritur Republikës e Kosovës, për stabilitetin politik që është krijuar në vend, për reformat e ndërmarra në Republika e Kosovës gjatë këtij viti. Por, u bisedua edhe përkitazi me atë se si ndërmjet vendeve tona të ketë një bashkëpunim shumë më të ngushtë drejt integrimit ekonomik, drejt një infrastrukture po ashtu të integruar dhe me fokus të veçantë në atë që Republika e Shqipërisë të mbështesë Republikën e Kosovës në anëtarësimin e saj në mekanizmat dhe iniciativat rajonale.
Më tej u bisedua për atë se si Shqipëria ta mbështesë Kosovën në liberalizimin e vizave në çështjet e marrjes së marrëdhënieve kontraktuale në mes Republikës së Kosovës me institucionet relevante të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, çështje tjetër që u diskuan homologët ndërmjet veti, ishin edhe çështjet e politikës globale si të tillë. Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Haxhinasto është një mbështetës i fuqishëm i Republikës së Kosovës në të gjitha takimet e tij bilaterale e multilaterale, theksoi Ministri Hoxhaj.
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto tha se në takim kaluam mbi gjithë problematikën që kemi në agjendën dypalëshe dhe shohim me kënaqësi që objektivat tona që synojnë drejt një integrimi të shpejtë midis dy vendeve tona në fushën ekonomike, të infrastrukturës, të energjisë, bashkëpunim dhe integrim të cilin ne dëshirojmë dhe synojmë ta shtrijmë në të gjitha vendet e rajonit, pasi kështu është rruga e vetme për të shkuar sa më shpejtë në Evropë.
Gjithashtu diskutuam mbi diskutuam mbi procesin e rëndësishëm të integrimit të Kosovës në Bashkimit Evropian. Ne përshëndesim vendimin e marrë për hartimin e një udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës., theksoi shefi i diplomacisë shqiptare Haxhionasto.
Ai shfaqi kënaqësinë për diskutimin që bëhet për një marrëveshje të re kontraktuale në midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian që do ta zbarkojë Kosovën në mënyrë shumë të qartë dhe konkrete në rrugën e saj të integrimit evropian. Çështje e rëndësishme e diskutimeve tona, tha më tem z. Haxhinasto, është edhe situata në veri të Kosovës. Ne dëshirojmë, si Republikë e Shqipërisë që procesi i dialogut të vazhdojnë, që marrëveshjet e konkluduara të zbatohen, që kurrkush të mos e përdorë procesin e dialogut si një pasaportë për të hedhur edhe një portë apo një hap tjetër drejt Bashkimit Evropian. Në vazhdim shefi i diplomacisë shqiptare, z. Haxhinasto, theksoi edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshjet e arritura duhet domosdoshmërish të realizohen, pasi kështu i shërbehet qëllimit pse u konceptua ky dialog, dhe në fund të fundit kështu i shërbehet dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, nënvizoi Haxhinasto.
Republikës e Shqipërisë, sipas Haxhinastos, vlerëson që Kosova sa më parë duhet të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale. Në themel të këtyre inciativave ka qenë bashkëpunimi ndërmjet njerëzve, bashkëpunimi i tyre për ti shërbyer qytetarëve dhe për ta arritur një nivel, një standard të bashkëpunimit, të dialogut të politikanëve, të elitave politike, të përfaqësuesve të zgjedhur të vendeve të rajonit për tu kualifikuar për integrime të mëtejshme në Bashkimin Evropian. Prandaj, si një nga detyrat dhe objektivat kryesore që ka diplomacia e Shqipërisë për sa i takon mbështetjes sonë për Kosovën është integrimi dhe pjesëmarrja sa më e shpejtë e saj në iniciativat rajonale.
Haxhinasto theksoi nga ana e tij se, një çështje tjetër nga më të rëndësishmet është integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht njohja e pavarësisë së saj nga shtetet e tjera. Kemi 85 shtete deri më sot , dhe me punë të fokusuar, të koordinuar jam i bindur që do ecim me ritme të tjera në ditët në vazhdim.



Stay Connected with MFA