Na ndiqni në:
Gjergj Dedaj Zëvendësminster i Jashtëm

• CV - BIOGRAFI E SHKURTËR E Z. GJERGJ DEDAJ

• * Gjergj (Shpend) Dedaj u lind ne Gjakovë me 23 Prill 1954
• *Shkollën fillore e kreu në Gjakovë
• *Shkollën e mesme Gjimnazin” Hajdar Dushi” në Gjakovë
• *Studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, Dega Filozofi-Socilogji
• *Vijoj studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik drejtimi Adminstrate Politike
• Nga viti 1984 profesor i Filozofisë, Socilogjisë, Logjikës dhe Socilogjisë së Kulturës në Akademië Kulturologjike të Prishtinës
• *Në vitin 1991 themeloj Partinë Liberale dhe u zgjodhë sekretar i pergjithëshëm
• *Në vitin 1993 zgjedhet kryetar i Partisë Liberale të Kosovës
• *Në vitin 1996 PLK pranohet anetarë vezhguese në Kongresin e ELDR-it të mbajtur në Vjenë
• *Në vitin 1997 PLK pranohet anëtare vezhguese në Internacionalën Liberale në Kongresin e mbajtur në Oxford
• *Në vitin 1997 PLK organizon Konferencë Nderkombëtare për Kosovën në Parlamentin Evropian në Bruksel
• *Në vitin 1997 pjesëmarres i Protestës Studentore kundër regjimit serb të mbajtur me 1 Tetor në Velani të Prishtinës
• *Në vitin 1998 zgjedhët deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
• *Në vitin 1998 kryetar i Keshillit Organizativ të demonstratave masovike 60 ditëshe kunder regjimit të Millosheviqit
• *Në vitin 1999 pjesëmarrës i raundit të dytë të bisedimëve të Rambujëse të mbajtura në Paris
• *Në vitin 1999 PLK pranohet antare fuqiplote ne Grupin e Euroliberalve(ELDR) ne Kongresin e mbajtur në Berlin
• *Në vitin 2000 anetarë i Keshillit Transitor të Kosovës
• *Në vitin 2001 kandidat për Cmimin e Lirisë(Price for Freedom) te Internacionalës Liberale në Andorra
• *Në vitin 2002 PLK organizon Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg
• *Në vitin 2004-2007 zgjedhët deputet i Kuvendit të Kosovës
• *Bashkë kryetar i Grupit Parlamentar për Integrim në Kuvendni e Kosovës
• *Anetarë i Komisionit Parlamentarë për Politikë të Jashtme Kuvendi i Kosovës
• *Në vitin 2006 PLK pranohet anëtare fuqiplotë e Internacionalës Liberale me seli në Londër në Kongresin e mbajtur në Marrakesh,Marok
• *Në vitin 2006 zgjedhet nenkryetar i Internacionales Liberale me seli në Londer
• *Në vitin 2008 emrohet Zëvendës Minister i Punes dhe Mireqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës
• *Në vitin 2009 Kandidat për nënkryetar të ELDR-it në Kongresin e mbajtur në Helsinki
• *Në vitin 2010 Lider Politik i Partisë Liberale të Kosovës
• *Në vtin 2012 rizgjedhët Lider Politik në Kongresin e Gjashtë të PLK-se
• *Në Maj te vitit 2013 Keshilli Bashkiak i Lezhes e nderon me titullin Qytetar Nderi të Lezhës
• *Me 1 korrik 2013 emërohet Zëvendës Ministër i Kulturës,Rinisë dhe Sportit
• Është autor, ideator dhe përpilues i dhjetra Rezolutave për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës të aprovuara në Konferencat dhe Kongreset e Internacionales Liberale ,Aleancës Liberal Demokratike të Europës, IFLRY dhe LYMEC gjatë dy dekadave të fundit
• Në Dhjetor 2015, emërohet Zëvendës Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL
• *Më 17 Dhjetor 2016, në Kongresin e VII-të të PLK-se, zgjedhet Lider Politik dhe President Nderi i Partisë Liberale të Kosovës
• *Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka 5 fëmijë.